Корисни линкови

POLITIKA E BISKOTAVE 

Politika e biskotave („Cookies Policy“) e Mozzart sqaron cilat janë biskotat, përse përdoren biskotat e Mozzart, llojin e të dhënave që i mbledhim me biskotat dhe qëllimet e përdorimit të tyre, si dhe çfarë mund të bëni për të administruar biskotat.

Kur i mbledhim të dhënat tuaja me ndihmën e biskotave, politika jonë e privatësisë zbatohet për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave konkrete. Ju lutemi të lexoni me kujdes këtë politikë, si dhe politikën e privatësisë.

Kjo politikë privatësie gjithashtu është pjesë integrale e kushteve të përdorimit dhe politikës së privatësisë.

Çfarë janë biskotat?

Biskotat janë datoteka të vogla tekstuale që aplikohen në kompjuterin ose pajisjen celulare të përdoruesit, me qëllim që të ndjekin përdorimin e ueb faqeve konkrete dhe të përmirësojnë përvojën e përdoruesve. Ato përdoren që t’u mundësojnë ueb faqeve të funksionojnë, të jenë më efikase dhe të përmirësohen vazhdimisht. Në rast se biskotat do të çaktivizohen në kompjuterin e përdoruesit, ai do të jetë në gjendje të vizitojë ueb faqen konkrete, por me një vërejtje për kufizimin e mundshëm të funksionaliteteve konkrete.

Llojet e biskotave 

Biskota personale (biskota të dorës së parë) dhe biskota të palëve të treta.

Mozzart përdor biskotat e veta (biskota të dorës së parë), si dhe biskota të palëve të treta. Dallimi midis biskotave të veta dhe biskotave të palëve të treta gjendet në ueb faqen ose domeinin që e aplikon biskotën konkrete. Biskota të kompanisë janë biskotat e aplikuara nga Mozzart, ndërsa informacionet e fituara me ndihmën e biskotave tuaja i fiton Mozzart. Biskotat e subjekteve të treta gjatë vizitimit të ueb faqes sonë gjenden në shfletuesin tuaj dhe aplikohen nga partnerët tanë për të mbledhur të dhëna lidhur me përdorimin e ueb faqes dhe për aktivitetet të tjera në faqe të tjera. Palët e treta mbledhin informacione direkt nga shfletuesi juaj i internetit, ndërsa përpunimi i të dhënave të siguruara në këtë mënyrë është objekt i politikave të privatësisë të palëve të treta konkrete.

Biskota afatgjata dhe afatshkurtra 

Varësisht kohëzgjatjes, biskotat tuaja dhe biskotat e palëve të treta mund të jenë afatgjata ose të përkohshme.

Biskotat afatgjata janë datoteka tekstuale që i dërgohen shfletuesit të internetit nga serveri të cilat shfletuesi do t’i regjistrojë dhe do të mbeten në kompjuterin tuaj ose pajisjen celulare, deri në fshirjen e tyre ose skadimin e afatit të tyre. Në anën tjetër, biskotat e përkohshme (që kanë të bëjnë me sesionin konkret) skadojnë në fund të sesionit të përdoruesit ose pas mbylljes së shfletuesit të internetit.

Biskota për qëllime të ndryshme

Biskotat përdoren për qëllime të ndryshme. Më poshtë është dhënë një paraqitje e shkurtër e biskotave që përdoren nga Mozzart, në këtë ueb faqe.

Biskotat e nevojshme 

Biskotat e nevojshme mundësojnë që ueb faqja jonë të funksionojë drejtë – me ndihmën e tyre ju mundësojmë të të shfletoni ueb faqen dhe të provoni të gjitha funksionalitet e ueb faqes sonë.

Nëse nuk jeni dakord me mbledhjen e biskotave të këtij lloji, Ju lutemi të ndaloni menjëherë përdorimin e ueb faqes sonë sepse biskotat e nevojshme nuk mund të çaktivizohen. Me vazhdimin e përdorimit të ueb faqes sonë, ju pranoni përdorimin e biskotave të nevojshme, që do të aplikohen në shfletuesin tuaj të internetit.

Biskotat e performimit  

Këto biskota mbledhin informacione lidhur me faqet që i keni vizituar, sa kohë kaloni në ueb faqen konkrete, ka faqe reklamimi me pagesë keni vizituar dhe njëkohësisht sigurojnë të dhënat e nevojshme ose që ju nevojiten për të testuar dizajnin e faqes dhe të identifikoni problemet e mundshme lidhur me funksionimin e faqes konkrete. 

Këtë biskota përgatisin raporte përmbledhëse që na ndihmojnë të monitorojmë performancat e ueb faqes, duke mundësuar kontroll mbi mënyrën e përdorimit të ueb faqes dhe mundësitë e përmirësimit të saj.

Biskotat e funksionimit 

Biskotat e funksionimit i mundësojnë ueb faqes të regjistrojë nëse keni vizituar ueb faqen tonë më herët dhe çfarë keni zgjedhur në rastin konkret, për të fituar një përvojë përdoruesi më të mirë. Kjo gjë na ndihmon të përmirësojmë funksionimin e ueb faqes sonë dhe përdoruesve tanë u ndihmon të gjejnë me lehtësi përmbajtjen e kërkuar. Informacionet e siguruara me këto biskota mund të jenë anonime, që e bën të pamundur ndjekjen e aktiviteteve individuale të kërkimit (për shembull regjistrimin e preferencave të përdoruesve, të zbulohet nëse gjuha është zgjedhur). 

Biskota të parapara për një grup qëllimor konkret (Biskota marketingu - cookies)

Këto biskota sigurojnë informacione lidhur me shprehitë tuaja të kërkimit dhe përdoren për paraqitjen e përmbajtjeve të adaptuara për ju dhe me interesat tuaja. Ato mund të përdoren për reklamimin e një grupi qëllimor konkret, kontrollimin e lëvizjeve të përdoruesve në ueb faqe, numërimin e vizitorëve të ueb faqes ose kufizimin e numrit të paraqitjeve të një reklame në ueb faqen tonë.

Palë të treta (Facebook, Instagram, YouTube, Twitter) gjithashtu mund të aplikojnë biskota marketingu në ueb faqen tonë, që mundëson shpërndarjen e përmbajtjeve të ueb faqes sonë në rrjetet sociale. Palët e treta mund të përdorin biskota për qëllimet e tyre, ndërsa praktikat e privatësisë së palëve të treta përdoren për përpunimin e të dhënave të siguruara në këtë mënyrë.

Administrimi i biskotave 

Shumica e shfletuesve të internetit janë rregulluar të pranojnë me automatizëm biskotat. 

Biskotat e nevojshme nuk mund të çaktivizohen. 

Biskotat e marketingut, biskotat e funksionimit dhe ato të performimit nuk janë të nevojshme për funksionimin e ueb faqes, por ato mundësojnë kërkim më të mirë. Ju mund t’i fshini ose bllokoni këtë biskota, por në një rast të tillë ndoshta do të duhet të rregulloni me dorë cilësimet individuale, gjatë çdo përdorimi të ueb faqes sonë dhe mund të ketë funksionalitete konkrete dhe faqe në ueb faqen që nuk do të funksionojnë si gjithmonë (funksionim i kufizuar i ueb faqes). 

Nëse keni pranuar politikën tonë të biskotave, ju mund të ndryshoni ose tërhiqni në çdo kohë pëlqimin e dhënë (lidhja-link).

Ju mund të fshini biskotat e palëve të treta me ndryshimin e cilësimeve të shfletuesit tuaj të internetit, duke përdorur sqarimet e mundësuara me në ueb faqen www.aboutcookies.org  ose www.allaboutcookies.org

Nëse përdorni pajisje të ndryshme për përdorimin e ueb faqes sonë (kompjuter, telefon celular, tablet, etj.), Ju duhet të rregulloni cilësimet përkatëse në çdo shfletues dhe çdo pajisje që e përdorni.

Ju gjithashtu mund të hiqni dorë nga përdorimi i Google Analytics me ndihmën e http://tools.google.com/dlpage/gaoptout 

Ju lutemi të merrni parasysh se të gjitha ndryshimet e cilësimeve lidhur me biskotat mund të kufizojnë funksionimin e ueb faqeve konkrete. 

Si mund të na kontaktoni?

Funksionimi i kësaj ueb faqeje është mundësuar nga një ekip ekspertësh i Mozzart.

Nëse keni çfarëdolloj pyetjesh lidhur me përdorimin e biskotave se politikën tonë të biskotave, Ju mund të na kontaktoni me e-mailin zastita.podatocimozzartbet.mk.

Ndryshimi i politikës së biskotave 

Të gjitha ndryshimet e Politikës së biskotave do të publikohen në këtë ueb faqe. Ne marrim të gjitha masat e nevojshme për t’ju njoftuar në një mënyrë të drejtë lidhur me ndryshimet.

Kjo politikë e biskotave për herë të fundit është azhurnuar më 02.06.2021.