Корисни линкови

POLITIKA E PRIVATËSISË 

1. Hyrje 

Kjo politikë privatësie ka për qëllim të sqarojë si dhe përse DELTA BET SHPK Shkup (në tekstin më poshtë „Shoqëria“) merret me përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe masat e ndërmarra që informacionet tuaja të jenë të sigurta. Përpunimi i të dhënave personale bëhet në mbështetje të Ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave personale (Gazeta zyrtare nr.42/2020).

Me pranimin e kësaj politike të privatësisë klienti jep pëlqim lidhur me përdorimin e të dhënave personale sipas kushteve të parapara me këtë politikë.

2. Kontrollori 

DELTA BET SHPK Shkup 

Bul.8 Shtatori nr.16, 1000, Shkup

NIPT-6386261

E-mail: zastita.podatocimozzartbet.mk

3. Baza ligjore e përpunimit  

Të dhënat personale përpunohen vetëm në rastet kur ekziston një bazë ligjore për një gjë të  tillë: detyrim ligjor, raporte kontraktuale, pëlqim i dhënë nga përdoruesit, mbrojtja e interesave të përdoruesve, interes legjitim i shoqërisë dhe realizim të detyrimeve të parapara me ligj. 

Interesi legjitim i shoqërisë nënkupton: pengimi i mashtrimit, marketingu direkt, mbrojtja e individëve dhe aktiviteteve afariste dhe mjeteve të kompanisë.

4. Kur i grumbullojmë të dhënat tuaja?

Të dhënat tuaja personale mblidhen në rastet më poshtë:

      4.1. Gjatë përdorimit të ueb faqes  

Kompania merret me grumbullimin e të dhënave të vizitorëve të http://mk.mozzart.org me qëllim që të kuptojë më mirë nevojat e përdoruesve dhe të përmirësojë produktet dhe shërbimet. Për këtë qëllim mblidhen të dhënat më poshtë:

  • Koha dhe data e vizitimit të faqes, 
  • Faqet e vizituara nga vizitori,
  • Lloji dhe versioni i shfletuesit të internetit,
  • Adresa IP e kompjuterit të përdoruesit.

Ne përdorim biskota (coookies) që t’ju mundësojmë funksionimin e plotë dhe përmbajtje cilësore. Biskotat janë datoteka të vogla tekstuale që aplikohen në kompjuterin e përdoruesit, me qëllim që të ndjekin përdorimin e ueb faqeve konkrete. Në rast se biskotat do të çaktivizohen në kompjuterin e përdoruesit, ai do të jetë në gjendje të vizitojë ueb faqen konkrete, por me një kufizimin të mundshëm të funksionaliteteve konkrete. Për informata më të hollësishme shikoni politikën e biskotave (coookies).

      4.2. Aplikimi për punë 

Nëse do të aplikoni për punësim me ndihmën e ueb faqes së Mozzart Biz, në formularin në formë elektronike ju duhet të shënoni të dhënat më poshtë:

  • Të dhënat elementare (emri, mbiemri, numri i telefonit, adresa e postës elektronike, fotografi)
  • Të dhënat e adresës (qyteti)
  • Të dhënat e arsimit (përgatitja profesionale, titulli i institucionit arsimor në të cilin keni fituar kualifikimet e fundit, drejtimi dhe vendi i institucionit arsimor)
  • Të dhënat e përvojës së punës (fillimi dhe fundi, emri i firmës dhe pozicioni, përshkrimi i punës dhe përgjegjësive), biografi pune (CV).

Të dhënat e individit, që janë regjistruar në formularin përkatës, do të përpunohen me pëlqimin tuaj dhe vetëm për zgjedhjen dhe punësimin e kandidatit. Të dhënat tuaja  na nevojiten për të kontaktuar me ju dhe për të zbatuar procedurën e zgjedhjes së kandidatit për pozicionin përkatës. Informata më të hollësishme lidhur me mënyrën e përpunimit të të dhënave të kandidatëve të interesuar për punësim, mund të gjeni në Politikën tonë të privatësisë për kandidatët.   

      4.3. Komunikimi me klientët:

Kompania siguron mbështetjen e klientëve me e-mail. Përdoruesi ka mundësi të drejtohet edhe me plotësimin e formës on-line në ueb faqen Mozzart Bizz.

Për plotësimin e formës on-line nevojitet të shënoni emrin dhe e-mailin. Të dhënat e siguruara në këtë mënyrë përdoren vetëm për të ofruar mbështetjen e duhur për nevojat e përdoruesve.

5. Transferimi i të dhënave personale:

Shoqëria ka të drejtë të transferojë të dhënat personale të klientëve vetëm në bazë të një detyrimi ligjor dhe në përputhje me kërkesat rregullatorë, më konkretisht me një kërkesë të arsyetuar të një organi publik të autorizuar ose në rastet e ekzistimit, realizimit ose mbrojtjes së kërkesave ligjore. Në rast nevoje, të dhënat personale mund tu transferohen partnerëve të sigurt afarist (që merren me përpunimin e të dhënave), që të mundësohet funksionimi i sistemit informativ, sistemeve të pagesave, zgjidhje të kërkesave të klientëve ose nevoja të ngjashme afariste, me marrjen e masave të detyrueshme të sigurisë, që janë rregulluar dhe definuar me kontrata të posaçme.      

Të dhënat tuaja personale mund të zbulohen për nevojat e subjekteve të treta në vazhdim: ofruesve të shërbimeve, programerëve, partnerëve afarist, agjencive të kreditimit, bankave, avokatëve, këshilltarëve, institucioneve që merren me parandalimin e pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit, gjykatave, organeve mbikëqyrëse, institucioneve që merren me mbrojtjen e të miturve, institucioneve të sëmundjeve të varësisë, policisë, shoqatave sportive dhe agjencive të marketingut.

6. Ku ruhen të dhënat personale? 

Të dhënat tuaja personale regjistrohen në serverët që gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rast se do të bëjmë transferimin e të dhënave që i kemi mbledhur prej jush tek një nga pranuesit (siç është paraparë me Kapitullin 5), pranuesit konkret të të dhënave do të bëjnë depozitimin e tyre. Ne bëjmë përpjekje të sigurohemi se të dhënat tuaja personale do të ruhen në mbështetje të kësaj politike dhe se pranuesit e të dhënave kanë masa të njëjta ose të ngjashme organizative, teknike dhe ekipore. Disa nga pranuesit e të dhënave, me të cilët ne shkëmbejmë të dhënat tuaja personale, mund të kenë serverë që gjenden jashtë territorit të Evropës (European Economic Area – EEA ). Në rastet e transferimit të të dhënave jashtë EEA, në rast nevoje, do të merren masa plotësuese në mbështetje të rregullativës në fuqi, që ka të bëj me të dhënat personale.

7. Afati i ruajtjes 

Pëlqimi lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale mund të tërhiqet në çdo kohë, që do të rezultojë me ndërprerjen e bashkëpunimit të mëtejshëm lidhur me të dhënat tuaja dhe fshirjen e tyre. Në rast se të dhënat tuaja do t’i përpunojmë në bazë të një interesi legjitim, ne do të vazhdojmë me përpunimin deri në dorëzimin e një ankese lidhur me përpunimin e të dhënave.

Të dhënat personale të kandidatit që do të kalojë me sukses procesin e selektimit dhe do të bëhet punonjësi ynë do të përpunohen në mbështetje të regjistrimeve në fushën e punësimit. Në rast se kandidati nuk do të kalojë procesin e selektimit, të dhënat e tij personale do të ruhen një vit.

8. Të drejtat e aksesit dhe informimit 

Varësisht llojit dhe bazës ligjore të përpunimit, ju mund të realizoni të drejtat në vazhdim lidhur me përpunimin e të dhënave personale:

  • Akses te të dhënat tuaja personale 
  • Korrigjim të të dhënave tuaja personale  
  • Të fshini të dhënat tuaja personale 
  • Transferim të të dhënave tuaja personale 
  • Kufizim të përpunimit të të dhënave tuaja personale dhe 
  • Të drejtë ankese.

9. Siguria e të dhënave personale 

DELTA BET SHPK Shkup mbron të dhënat personale me masa konkrete organizative, teknike dhe ligjore. Gjatë zgjedhjes së masave të sigurisë ne gjithmonë marrim parasysh sasinë, llojin dhe rëndësinë e të dhënave, si dhe rrethanat e tjera që ndikojnë mbi vlerësimin e rrezikut të mundshëm lidhur me mbrojtjen e të drejtës suaj të lirisë.  

Ne kërkojmë të njëjtin nivel përgjegjësie dhe sigurie edhe nga partnerët tanë afarist  (procesorët).

10. Ankesat 

Për të gjitha pyetjet, kërkesat, ankesat dhe kundërshtimet lidhur me sigurinë dhe përpunimin e të dhënave personale Ju mund të kontaktoni shërbimin tonë në një nga format më poshtë:

E-mail: zastita.podatocimozzartbet.mk 

Gjithashtu, ne caktojmë oficer për sigurinë e të dhënave personale,  me të cilin mund të kontaktoni me е-mail në adresën elektronike zastita.podatocimozzartbet.mk . Oficeri i angazhuar për sigurinë e të dhënave është përgjegjës për mbikëqyrjen e aspektit ligjor të përpunimit të të dhënave personale, kujdesin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të përdoruesve (dhe personat e tjerë të dhënat e të cilëve janë objekt përpunimi) dhe këshillon përgjegjësit lidhur me praktikat më të mira të fushës së mbrojtjes së të dhënave personale.

Çdo kërkesë e pranuar do të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur, por jo më vonë se 30 ditë pas pranimit. Gjatë kontaktimit dhe parashtrimit të këtyre kërkesave, ne do të bëjmë përpjekjet e mundshme të identifikojmë identitetin tuaj dhe të pengojmë çdo lloj përpunimi të paautorizuar të të dhënave tuaja personale. 

Nëse mendoni se të dhënat tuaja janë përpunuar në mënyrë kundërligjore, ju keni të drejtë ankese drejtuar Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ky version i politikës së privatësisë për herë të fundit është azhurnuar më 02.06.2021. 

DELTA BET SHPK Shkup